Author: info2

Asfaltohet rruga “Kiro Fetak” në Kumanovë, Osmani: Po realizojmë zotimet tona ndaj qytetarëve

Ka marrë fund një tjetër problem infrastrukturor për banorët e Kumanovës. Rruga “Kiro Fetak” po përfundon procesin e asfaltimit të ri, duke u kthyer në një aks më të sigurt dhe më me standarde për qarkullimin e përditshëm, informon tvfesta.mk Skënder Osmani këshilltar komunal nga radhët e koalicionit VLEN në Këshillin Komunal të Kumanovës, i […]

Kryetari i Komunës së Likovës, priti në takim Kryetarin e Forumit Rinor Islam, Abdulhamid Mustafa

Sot Kryetari i Komunës së Likovës, priti në takim Kryetarin e Forumit Rinor Islam, z. Abdulhamid Mustafa. Gjatë këtij takimi, ai prezantoi aktivitetet që po zhvillon forumi, me theks të veçantë aktivitetin e fundit “Në gjurmët e më të mirëve”. Komuna e Likovës, në krye me Kryetarin z. Erkan Arifi, i ka mbështetur vazhdimisht aktivitetet […]

ISHP “Shtëpia e Shëndetit” – Likovë forcon ekipin mjekësor me kuadro të reja

Shtëpia e Shëndetit në Likovë ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për përmirësimin e shërbimeve mjekësore dhe ngritjen e cilësisë së kujdesit ndaj qytetarëve, informon tvfesta.mk Përforcimi i kapaciteteve njerëzore dhe ngritja e cilësisë së shërbimeve mjekësore mbetet një prioritet kyç për ISHP “Shtëpia e Shëndetit” në Likovë. Më 1 tetor 2026, ky institucion shëndetësor […]

Mexhiti: Kapitulli me BDI-në është i mbyllur, nuk jam bërë pishman

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka deklaruar se nuk është bërë pishman për largimin e tij nga BDI-ja, duke theksuar se kjo është një çështje e mbyllur për të. Duke folur në emisionin “N’Dritë” në Alsat-M, Mexhiti tha se dalja nga BDI-ja nuk ka qenë një vendim i momentit, por rezultat i një përplasjeje të […]

Maksim Dimitrievski: Nis asfaltimi i rrugës “Kiro Fetak” në Orta Bunar

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, ka njoftuar fillimin e asfaltimit të rrugës “Kiro Fetak”, e cila ndodhet në zonën e njohur si Orta Bunar, informon tvfesta.mk Permes një postimi në rrjetet sociale, i shoqëruar me fotografi nga vendi i ngjarjes ku po kryhen punimet, Dimitrievski ka bërë të ditur vazhdimin e projekteve për […]

Lëndohet rëndë në vendin e punës një 58-vjeçar në Kumanovë

Një punëtor 58-vjeçar nga Kumanova ka pësuar lëndime trupore gjatë kryerjes së detyrave të punës në një fabrikë në rrugën “11 Nëntori”, njoftojnë sot nga Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë, transmeton tvfesta.mk. Rasti është denoncuar dje në polici nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës, ku personi me iniciale J.C. (58) është dërguar urgjentisht […]

 Ferati priti në takim delegacionin nga SHBA-ja: Fokus në dialogun dhe partneritetin e qëndrueshëm

Ministri për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, ka mirëpritur sot në një takim zyrtar mysafirët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, z. Li Korder, znj. Paula Korder dhe znj. Elona Proj. Takimi është zhvilluar në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, me fokus të veçantë në rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve […]

Ilir Hasani, shqiptari që shkruan histori në traumatologjinë botërore

Mjeku dhe kirurgu i njohur nga Kumanova, Dr. Ilir Hasani, ka marrë pjesë sërish si ligjërues në Kongresin Botëror të Traumatologjisë dhe Ortopedisë (SICOT), i cili këtë vit u zhvillua në Kyoto të Japonisë, informon tvfesta.mk Në një postim në facebook, Hasani e ka cilësuar si një privilegj të veçantë mundësinë për të dhënë kontributin […]

Arrestohet një person në Kumanovë për sulm fizik ndaj nënës së tij

Një 49-vjeçar nga Kumanova është arrestuar mbrëmjen e së enjtes nga policia, pasi u denoncua për dhunë fizike ndaj nënës së tij, raporton tvfesta.mk Siç njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë, incidenti ka ndodhur rreth orës 22:55. „Më datë 01.10.2026 në orën 22:55, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria […]

Nis lufta kundër brejtësve në Kumanovë: Do të trajtohet rrjeti i kanalizimit

Komuna e Kumanovës njofton qytetarët se nga data 5 deri më 7 tetor 2026, prej orës 08:00 deri në 16:00, do të realizohet cikli i dytë vjeshtor i deratizimit dhe desinsektimit në rrjetin e kanalizimit publik, informon tvfesta.mk Gjatë këtij aksioni, me qëllim parandalimin e përhapjes së brejtësve dhe buburrecave të zinj, do të përdoren […]