KUMANOVË

Nis lufta kundër brejtësve në Kumanovë: Do të trajtohet rrjeti i kanalizimit

Komuna e Kumanovës njofton qytetarët se nga data 5 deri më 7 tetor 2026, prej orës 08:00 deri në 16:00, do të realizohet cikli i dytë vjeshtor i deratizimit dhe desinsektimit në rrjetin e kanalizimit publik, informon tvfesta.mk

Gjatë këtij aksioni, me qëllim parandalimin e përhapjes së brejtësve dhe buburrecave të zinj, do të përdoren preparatet e certifikuara “Deration Parafinato” dhe “Cimina Plus”.

Në rast të kushteve jo të favorshme atmosferike, punimet do të shtyhen për një afat tjetër me mot të përshtatshëm. /tvfesta