Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër katër personave, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “dhunë”, informon tvfesta.mk
Sipas njoftimit të policisë, të denoncuarit janë A.S. (22), M.A. (25) dhe D.A. (25), që të tre nga Kumanova, si dhe D.S. (24) nga Shkupi.
Ngjarja ka ndodhur më 18 shkurt 2026, përpara një dyqani në fshatin Umin Doll të Kumanovës, ku të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht personin me iniciale D.GJ. /tvfesta.mk

