Author: info2

Nxënësit e SHFK “Bajram Shabani”, Malik Bilalli dhe Tara Alii shkëlqejnë në garat e atletikës në Kumanovë

Nxënësit e Shkollës Fillore Komunale “Bajram Shabani” në Kumanovë kanë shënuar sukses në garat e atletikës “Vrapime në rrugë”, të organizuara nga Komuna e Kumanovës, raporton tvfesta.mk. Në këto gara, nxënësi Malik Bilalli arriti të fitojë vendin e parë, ndërsa nxënësja Tara Alii u rendit në vendin e dytë, duke shënuar rezultate të mira në […]

Kompania “Urban ing” nga Kumanova u nderua me Çmimin e Nëntorit për kontributin në projektin e shkollës “Sami Frashëri”

Kompania e ndërtimit dhe shërbimeve “Urban ing” DOO nga Kumanova është nderuar sot me Çmimin e Nëntorit 2026 nga Komuna e Kumanovës, për kontributin e saj në projektin për ndërtimin e objektit të ri të Shkollës së Mesme “Sami Frashëri”, raporton tvfesta.mk. Çmimi iu nda gjatë seancës solemne të Këshillit të Komunës së Kumanovës, të […]

Mjeku shqiptar Shenasi Jusufi u nderua sot me Çmimin e Nëntorit 2026 në Kumanovë

Në kuadër të shënimit të 11 Nëntorit – Ditës së Çlirimit të Kumanovës, sot janë ndarë Çmimet e Nëntorit për vitin 2026, në një seancë solemne të Këshillit të Komunës së Kumanovës, raporton tvfesta.mk. Në mesin e fituesve është edhe mjeku shqiptar Shenasi Jusufi, specialist i pediatrisë dhe neonatologjisë, themelues dhe pronar i institucionit privat […]

Arrestohet 42-vjeçari në Kumanovë, dyshohet se iu gjet lëndë narkotike

Një 42-vjeçar nga fshati Lubodrag i Kumanovës është arrestuar nga policia pasi gjatë kontrollit ndaj tij është gjetur dhe sekuestruar një lëndë pluhurore, raporton TV Festa. Sipas informacioneve nga policia, më 10 nëntor 2026, rreth orës 14:50, zyrtarët policorë të SPB Kumanovë kanë privuar nga liria personin me inicialet D.L. (42), banues në fshatin Lubodrag, […]

Erkan Arifi inspekton punimet për ndërtimin e rrugës së re në fshatin Mateç

Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, së bashku me kryetarin e Këshillit Komunal, Zekirja Shaini, kanë inspektuar nga afër punimet për ndërtimin e një rruge të re në fshatin Mateç, raporton tvfesta.mk Gjatë vizitës në terren, ata janë njohur me ecurinë e punimeve të këtij projekti infrastrukturor, i cili synon përmirësimin e qarkullimit dhe […]

Parandalimi i tragjedive në rrugë: SPB Kumanovë me paralajmërim të fundit për shoferët e autobusëve

Sektori për Punë e Brendshme (SPB) Kumanovë ka mbajtur një takim pune me përfaqësues të kompanive të transportit, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve. Në këtë takim, Shefja e Departamentit të Parandalimit në SPB Kumanovë, M-r. Lile Mladenovska, ka paralajmëruar kontrolle të rrepta dhe zero tolerancë ndaj shkelësve të ligjit, […]

Zekerija Berisha: “Ka kush i del zot edhe gjuhës, edhe interesave madhore”

Këshilltari i VLEN-it në Këshillin e Qytetit të Shkupit, Zekerija Berisha, ka reaguar lidhur me vendosjen e tabelës në gjuhën shqipe në Urën e Gurit në Shkup, duke iu përgjigjur kritikave për këtë çështje. “Lexojeni mirë, nëse dini të lexoni…! 😉 Ka kush i del zot edhe gjuhës, edhe interesave madhore. E ju vazhdoni me […]

Paguan 14 mijë euro për shtëpi të re, çifti nga Kumanova mbetet në rrugë!

Një çift bashkëshortor nga Kumanova ka denoncuar në polici se është mashtruar për një shumë prej 14 mijë eurosh, pas një marrëveshjeje për shembjen e një objekti të vjetër dhe ndërtimin e një shtëpie të re, raporton TVFesta.mk. Sipas informacioneve nga Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë, më 9 nëntor 2026, në orën 12:00, […]

Rreth 600 nxënës morën pjesë në garën tradicionale të vrapimit në Kumanovë

Rreth 600 nxënës nga shkollat fillore dhe të mesme të Kumanovës morën pjesë sot në garën tradicionale të vrapimit në rrugët e qytetit, të organizuar me rastin e 11 Nëntorit – Ditës së Çlirimit të Kumanovës, raporton TVFesta.mk. Manifestimi sportiv, i organizuar nga Lidhja Komunale e Sportit Shkollor në Kumanovë, mblodhi qindra nxënës në rrugët […]

22-vjeçari nga Kumanova sulmohet fizikisht në një pompë benzine në Shkup

Një 22-vjeçar nga Kumanova ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht nga një punonjës i një pompe benzine në Shkup, raporton TVFesta.mk. Sipas informacioneve policore, më 9 nëntor 2026, në orën 08:05, në SPB Shkup, S.J. (22) nga Kumanova ka raportuar se në një pompë benzine në territorin e Komunës së Aerodromit është sulmuar […]