KUMANOVË

Arrestohet një person në Kumanovë për sulm fizik ndaj nënës së tij

Një 49-vjeçar nga Kumanova është arrestuar mbrëmjen e së enjtes nga policia, pasi u denoncua për dhunë fizike ndaj nënës së tij, raporton tvfesta.mk

Siç njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë, incidenti ka ndodhur rreth orës 22:55.

„Më datë 01.10.2026 në orën 22:55, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria personin me iniciale Sh.Sh. (49) nga Kumanova, për shkak se ka sulmuar fizikisht nënën e tij 68-vjeçare“, bëjnë të ditur nga policia.

Nga SPB Kumanovë shtohet se personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës. /tvfesta