Ka marrë fund një tjetër problem infrastrukturor për banorët e Kumanovës. Rruga “Kiro Fetak” po përfundon procesin e asfaltimit të ri, duke u kthyer në një aks më të sigurt dhe më me standarde për qarkullimin e përditshëm, informon tvfesta.mk
Skënder Osmani këshilltar komunal nga radhët e koalicionit VLEN në Këshillin Komunal të Kumanovës, i cili theksoi se ky projekt është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për përmirësimin e infrastrukturës lokale.
Siç raporton tvfesta, Osmani nërmjet një video që ka postuar në facebook drejtuar qytetarëve konfirmoi se punimet në këtë rrugë po shkojnë drejt finalizimit.
“Të nderuar qytetarë, ju njoftojmë se edhe rruga ‘Kiro Fetak’ po përfundon me asfaltimin e ri. Vazhdojmë me plotësimin e programit VLEN në funksion të qytetarëve tanë,” ka deklaruar Osmani.
Ky investim në kuadër të programit të VLEN-it në Kumanovë vjen si vazhdimësi e projekteve të planifikuara për rregullimin e rrjetit rrugor dhe lehtësimin e jetës së përditshme të banorëve të kësaj zone. /tvfesta

