KUMANOVË

Maksim Dimitrievski: Nis asfaltimi i rrugës “Kiro Fetak” në Orta Bunar

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, ka njoftuar fillimin e asfaltimit të rrugës “Kiro Fetak”, e cila ndodhet në zonën e njohur si Orta Bunar, informon tvfesta.mk

Permes një postimi në rrjetet sociale, i shoqëruar me fotografi nga vendi i ngjarjes ku po kryhen punimet, Dimitrievski ka bërë të ditur vazhdimin e projekteve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në këtë pjesë të qytetit.

„Sot filluam me asfaltimin e rrugës ‘Kiro Fetak’ te Orta Bunar. Vazhdojmë…“, ka shkruar kryetari Dimitrievski.

Punimet në këtë segment rrugor janë pjesë e planit të komunës për rregullimin dhe modernizimin e infrastrukturës në lagjet e Kumanovës. /tvfesta