KUMANOVË

Lëndohet rëndë në vendin e punës një 58-vjeçar në Kumanovë

Një punëtor 58-vjeçar nga Kumanova ka pësuar lëndime trupore gjatë kryerjes së detyrave të punës në një fabrikë në rrugën “11 Nëntori”, njoftojnë sot nga Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë, transmeton tvfesta.mk.

Rasti është denoncuar dje në polici nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës, ku personi me iniciale J.C. (58) është dërguar urgjentisht për të marrë ndihmën mjekësore.

„Më 1 tetor, nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës është raportuar se tek ata me lëndime trupore është sjellë J.C. (58) nga Kumanova. Sipas raportimit, ai është lënduar gjatë kryerjes së detyrave të punës në një fabrikë në rrugën ’11 Nëntori’“, bëjnë të ditur nga SPB Kumanovë.

Lidhur me ngjarjen është njoftuar menjëherë Prokurori Publik, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi hetimor nga SPB Kumanovë për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit./tvfesta