Ministri për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, ka mirëpritur sot në një takim zyrtar mysafirët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, z. Li Korder, znj. Paula Korder dhe znj. Elona Proj.
Takimi është zhvilluar në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, me fokus të veçantë në rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve.
Gjatë bashkëbisedimit u vlerësua lart angazhimi i vazhdueshëm i z. dhe znj. Korder si dhe znj. Proj në afrimin e liderëve politikë, profesionistëve, organizatave jofitimprurëse dhe institucioneve të ndryshme.
Nga Ministria theksojnë se ky kontribut është mjaft i çmuar për krijimin e urave të reja të komunikimit, promovimin e dialogut konstruktiv si dhe ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme me partnerët amerikanë.

