Shtëpia e Shëndetit në Likovë ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për përmirësimin e shërbimeve mjekësore dhe ngritjen e cilësisë së kujdesit ndaj qytetarëve, informon tvfesta.mk
Përforcimi i kapaciteteve njerëzore dhe ngritja e cilësisë së shërbimeve mjekësore mbetet një prioritet kyç për ISHP “Shtëpia e Shëndetit” në Likovë. Më 1 tetor 2026, ky institucion shëndetësor ka shënuar një hap të rëndësishëm drejt plotësimit të stafit profesional dhe përmirësimit të kushteve për pacientët.
Në kuadër të procedurave të parapara zyrtare, drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit, Arjeta Muhtari Bajrami, u ka dorëzuar solemnisht vendimet e punësimit katër punonjësve të rinj. Ekipit mjekësor i janë shtuar:
2 mjekë
1 motër medicinale
1 punonjës higjienik
Gjatë dorëzimit të vendimeve, u nënvizua se këto punësime do të ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e efikasitetit të punës ditore dhe në krijimin e kushteve më të mira për kujdesin shëndetësor të banorëve të komunës së Likovës. Me këtë rast, u shpreh falënderim edhe për të gjithë faktorët që kontribuan në realizimin e këtij procesi.
Udhëheqësia e institucionit rikonfirmoi përkushtimin për të vazhduar punën me përgjegjësi dhe transparencë, me fokus kryesor shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve, ndërsa stafit të ri i uroi suksese dhe punë të mbarë në detyrat e tyre të reja profesionale. /tvfesta

