Mesditën e kësaj të enjte është hedhur shorti për fazën e 1/8 së finales në Kupën e Maqedonisë së Veriut.
Kjo fazë do të sjellë përballë njëra tjetrës, dy skuadrat shqiptare të Ligës së Parë, Bashkimin e Kumanovës ndaj Shkëndijës së Haraçinës, teksa Arsimi do të luajë me Brerën e Strumicës. Struga Trim Lum është shortuar me Bellasicën, përderisa Vardari takohet me Tikveshin.
Duele tjera të kësaj faze janë edhe Sileksi – Pelisteri, Skopje – Novaci, Rabotniçki – Sasa dhe Makedonija Gjorçe Petrov – Bregallnica.
Ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Maqedonisë së Veriut do të zhvillohen me 27 dhe 28 tetor, teksa oraret do të përcaktohen ditëve në vijim.

