Category: LAJME

ASh: VLEN premtoi se ish-ushtarët e UÇK-së nuk do të ndaloheshin më, sot ndalohet sërish një ish-luftëtar i UÇK-së

Sipas raportimeve të autoriteteve mbrëmë ish-luftëtari i UÇK-së Fadil Pushkolli është ndaluar në pikën kufitare Bllacë, mbi bazën e një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia. Ky rast kërkon përgjigje të menjëhershme nga VLEN. Më 15 mars 2025, Izet Mexhiti deklaronte publikisht se ishte arritur marrëveshje që ish-ushtarët e UÇK-së të mos ndaloheshin më në kufijtë […]

Adnan Azizi pas arrestimit të drejtoreshës së SHISH në Shqipëri: Kjo është kambanë alarmi

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, përmes një shkrimi ka reaguar për skandalit në Shqipëri ku gjykata ka vendosur masë “arrest në shtëpi” dhe pezullimin nga detyra të drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni, e cila më parë të njejtën detyrë kishte pasur edhe në Kosovë. Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Azizi e cilëson […]

Disa pjesë të Kumanovës dhe Likovës sot dhe nesër pa energji elektrike

Disa pjesë të qytetit të Kumanovës dhe fshatrave përreth sot dhe nesër do të përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike, si pasojë e punimeve teknike në rrjet, raporton tvfesta.mk Siç njoftojnë nga Elektrodistribuimi (EVN Maqedoni), ndërprerjet bëhen për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e rrjetit shpërndarës. E […]

U arrestua në kufi me Maqedoninë e Veriut, lirohet veterani i UÇK-së

Fadil Pushkolli, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka njoftuar se është liruar nga Policia e Maqedonisë së Veriut, pas një inteviste dhe marrjes në pyetje në kufi. Ai ka thënë se ka dhënë intervistë te autoritetet maqedonase dhe më par është liruar nga policia e këtij shteti. “Pas një interviste dhe marrjes në pyetje, […]

Nxënësit e Llopatit rrezikohen nga kulmi kancerogjen, Shemsi Murati nga AKI ngre alarmin në Këshillin e Kumanovës

Nxënësit e shkollës fillore “Kongresi i Manastirit” në fshatin Llopat të Kumanovës po e fillojnë edhe këtë vit të ri shkollor nën një kulm me materiale të rrezikshme dhe kancerogjene, shqetësimi për këtë problematikë serioze shëndetësore dhe infrastrukturore është ngritur gjatë seancës së 17-të të Këshillit Komunal të Kumanovës nga këshilltari i Aleancës Kombëtare për […]

Policia, apel shoferëve: Tejkalimi i shpejtësisë bëhet vepër penale, konfiskohen edhe makinat

Sektori për Parandalim, në bashkëpunim me Stacionin Policor për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, realizoi një aktivitet parandalues nën moton „Stop ngasjes me papërgjegjshmëri të mjeteve motorike dhe aksidenteve rrugore“. Qëllimi i këtij aksioni ishte rikujtimi i pjesëmarrësve në trafik për rreziqet nga mosrespektimi i shpejtësisë, gjë që sipas ligjit përbën vepër penale, raporton tvfesta.mk Gjatë […]

“Kumanovo-Gaz” me 4.5 milionë denarë humbje Huzeir Mustafi: Deri kur me arsyetimin e borxheve të trashëguara?

Në kuadër të seancës së 17-të të Këshillit Komunal të Kumanovës, këshilltari nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Huzeir Mustafi, ka drejtuar kritika dhe pyetje konkrete ndaj drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Kumanovo-Gaz”, Marko Mitrovski, lidhur me gjendjen financiare dhe funksionimin e kësaj ndërmarrjeje, informon tvfesta.mk. Duke analizuar raportin financiar të dorëzuar nga ndërmarrja, […]

Blerim Hyseni: Të diskriminuar të gjallë, të diskriminuar edhe në vdekje

Gjendja e rënduar me mbeturinat dhe alokimi i mjeteve financiare në Ndërmarrjen Publike “Pastrimi dhe Gjelbërimi” në Kumanovë kanë nxitur reagime të ashpra në mbledhjen e fundit të Këshillit Komunal. Këshilltari nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Blerim Hyseni, ka drejtuar kritika të hapura ndaj ushtruesit të detyrës drejtor i kësaj ndërmarrjeje, Sasho […]

Shpërthen revolta kundër kryetares së Gjykatës së Kumanovës I quajti gjyqtarët “Të marrë e kafshë”

Një situatë e pazakontë dhe e tensionuar ka kapluar Gjykatën Themelore të Kumanovës. Të punësuarit dhe pjesëtarët e sindikatës së kësaj gjykate kanë dalë në protestë publike për të ngritur zërin kundër sjelljeve të pahijshme dhe presionit sistematik nga kryetarja e gjykatës, Snezhana Maneva, njofton Tv Festa. Sipas sindikalistëve, prej vitesh punonjësit përballen me një […]

Bekimi, babai i 5 fëmijëve nga Kumanova, ka nevojë për transplant të mëlçisë në Turqi

Një thirrje humanitare po qarkullon së fundmi për të ndihmuar Bekim Shabanin, 45-vjeçarin nga Kumanova, gjendja shëndetësore e të cilit është rënduar së tepërmi dhe ka nevojë urgjente për transplantim të mëlçisë, njofton Tv Festa. Bekimi është një person që tërë jetën ia ka kushtuar kujdesit ndaj të tjerëve. Si vëlla medicinal në spital, ai […]