Disa pjesë të qytetit të Kumanovës dhe fshatrave përreth sot dhe nesër do të përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike, si pasojë e punimeve teknike në rrjet, raporton tvfesta.mk
Siç njoftojnë nga Elektrodistribuimi (EVN Maqedoni), ndërprerjet bëhen për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e rrjetit shpërndarës.
E mërkurë (Sot):
Nga ora 08:30 deri në 14:00: Pa energji elektrike do të mbesin fshatrat Vishticë dhe Nikushtak të Komunës së Likovës.
Nga ora 09:00 deri në 15:00: Ndërprerje do të ketë në fshatin Kleçocë, si dhe në rrugët e qytetit “Trajko Jovanovski” dhe “11 Nëntori”.
E enjte (Nesër):
Nga ora 08:30 deri në 14:00: Pa rrymë do të mbetet një pjesë e objekteve rreth thertores në fshatin Dobroshan.
Nga ora 08:30 deri në 15:00: Ndërprerje do të ketë në fshatrat Vojnik, Kleçocë, Zubocë, Novoselanë, Kosmatac, Murgash, Kutlibeg, Pezovo, Kokoshinjë, K’shanjë, Skaçocë, Kolicko, Gabresh, Kuçkarevë, Orman, Gradishtë dhe Strezocë.
Nga ora 09:00 deri në 15:00: Ndërprerja do të përsëritet në rrugët “Trajko Jovanovski” dhe “11 Nëntori”.
Nga ora 10:30 deri në 12:00: Përkohësisht pa rrymë do të mbesin konsumatorët në lokalitetet “Bejtovi Nivi”, lagja “Igo Triçkoviq”, fshati Tromegë, fshati Mllado Nagoriçan, si dhe në vendet e quajtura “Baremov Cvet” dhe “Majorovo Trllo”.
Siç informon tvfesta nga kompani bëjnë me dije se pasnesër gjithashtu janë planifikuar ndërprerje në rrugët “Trajko Jovanovski” dhe “11 Nëntori” nga ora 07:00 deri në 15:00./tvfesta

