KUMANOVË

Arrestohet njё 26-vjeçar nga Kumanova: Policia i gjen pistoletë dhe plumba

Policia ka gjetur një pistoletë dhe municion gjatë kontrollit të ushtruar ditën e djeshme në shtëpinë e një 26-vjeçari nga Kumanova, i cili më pas është shoqëruar në polici, tvfesta.mk

Më datë 22.09.2026, në orën 13:40, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria personin me iniciale I.D. (26 vjeç) nga Kumanova, njofton Sektori për Punë të Brendshme.

Siç sqarojnë nga policia, gjatë kontrollit në banesën e tij, të ushtruar me urdhër gjykate, janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e llojit “Ekol” dhe disa plumbash.

Ai është shoqëruar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet padia përkatëse, thuhet në njoftimin zyrtar./tvfesta