Një 56-vjeçar nga rrethina e Kumanovës është arrestuar mbrëmjen e djeshme pas denoncimit se kishte shfaqur sjellje agresive dhe se e kishte kërcënuar bashkëshorten e tij me një mjet të mprehtë, raporton tvfesta.mk
Më datë 22.09.2026, në orën 19:50, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria personin me iniciale M.I. (56 vjeç) nga fshati Biljanoc i Kumanovës, pasi i njëjti është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka kërcënuar bashkëshorten e tij me një mjet të mprehtë, njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme.
Siç shtohet nga policia, ai është shoqëruar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës./tvfesta

