Një incident i dhunës në familje është regjistruar në orët e para të ditës së sotme në qytetin e Kumanovës, informon tvfesta.mk
Sipas njoftimit zyrtar nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Kumanovë, sot më 23 shtator 2026, në orën 02:05, një 37-vjeçare ka denoncuar në polici partnerin e saj me inicialet L.I.
Sipas marrjes së denoncimit, e dëmtuara ka deklaruar se pas një mosmarrëveshjeje dhe grindjeje verbale që kishin pasur më parë, është sulmuar fizikisht nga partneri i saj.
Nga SPB Kumanovë bëjnë të ditur se organet e rendit po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe se pas dokumentimit të të gjitha provave, ndaj personit të denoncuar do të parashtrohet kallëzimi përkatës ligjor./tvfesta

