Category: LAJME

Blerim Hyseni alarmon për udhëkryqin te Tregu i Gjelbër: Semaforët pa drita, nxënësit të rrezikuar

Kaosi në trafikun rrugor dhe mungesa e sinjalistikës adekuate gjatë sezonit veror kanë qenë në fokus të diskutimit në seancën e 17-të të Këshillit Komunal të Kumanovës, njofton Tv Festa. Këshilltari nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Blerim Hyseni, i është drejtuar përsëri me një replikë komandantit të Stacionit Policor në Kumanovë, Tomislav […]

Përplasje në Këshillin e Kumanovës: Huzeir Mustafi nga AKI kërkon dorëheqjen e kryetares pas shkeljeve të rregullores

Këshilltari nga radhët e Aleancës Kombëtarë për Integrim (AKI), Huzeir Mustafi, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryetares së Këshillit Komunal të Kumanovës, Ivana Gjorgjievska duke kërkuar publikisht dorëheqjen e saj për shkak të shkeljeve të përsëritura të Rregullores së punës, njofton Tv Festa. Mustafi ka reaguar ashpër lidhur me mbarvajtjen e punimeve të organit […]

Kritika ndaj SPB Kumanovë në Këshillin Komunal, Blerim Hyseni: Transparenca e policisë është dëshpëruese

Kritika të ashpra ndaj funksionimit dhe nivelit të transparencës së Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) në Kumanovë janë adresuar gjatë seancës së 17-të të Këshillit Komunal nga këshilltari opozitar nga radhët e AKI-së, Blerim Hyseni, gjatë fjalës së tij i është drejtuar drejtpërdrejt komandantit të Stacionit Policor në Kumanovë, Tomislav Dodevski, duke e cilësuar […]

Arrestohet një 18-vjeçar në Kumanovë, ngiste motocikletën pa leje drejtimi

Një 18-vjeçar nga Kumanova ka përfunduar në stacionin policor pasditen e së hënës, pasi u kap nga policia duke drejtuar një motocikletë pa zotëruar leje drejtimi. Sipas njoftimit zyrtar nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë, ndalimi i të riut u bë gjatë kontrolleve rutinë të trafikut në rrugët e qytetit. „Më datë 21.09.2026, […]

Arrestohet një 45-vjeçar nga Kumanova, kërkohej me fletëarrest për vuajtje të dënimit me burg

Një 45-vjeçar nga Kumanova ka përfunduar në duart e policisë mëngjesin e së hënës, pasi ndaj tij kishin lëshuar një fletëarrest me urdhër gjyqësor për vuajtjen e dënimit me burgim, raporton tvfesta.mk Sipas njoftimit zyrtar nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë, aksioni i ndalimit është realizuar në orët e para të mëngjesit. „Më […]

Zgjerohet “Safe City” në Kumanovë | Kamerat e reja do të vendosen në katër lokacione

Monitorimi i komunikacionit në qytetin e Kumanovës do të zgjerohet së shpejti me vendosjen e kamerave të reja nga projekti “Safe City”, me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e shoferëve të papërgjegjshëm, informon tvfesta.mk Këtë e bëri të ditur komandanti i Stacionit Policor në Kumanovë, Tomislav Dodevski, gjatë përgjigjes në pyetjet e këshilltarëve komunalë. „Për shkak […]

Arrestohet 23-vjeçari nga Kumanova, dyshohet për vjedhje të rënda, dhunë në familje dhe keqpërdorim të të dhënave personale

Një 23-vjeçar nga Kumanova ka përfunduar në prangat e policisë pas arratisjes nga ligji për disa vepra të rënda penale. Ndaj tij rëndojnë akuza për vjedhje të rënda, dhunë në familje, si dhe keqpërdorim të të dhënave personale, raporton tvfesta.mk Operacioni është realizuar pasditen e së hënës nga pjesëtarët e Sektorit për Punë të Brendshme […]

Arrestohet një grua në Kumanovë, sulmoi fizikisht bashkëshortin e saj

Një incident i dhunës në familje është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Kumanovës, ku një grua ka përfunduar në pranga të policisë pas një sulmi fizik ndaj partnerit të saj, raporton tvfesta.mk Sipas njoftimit zyrtar nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:45, […]

66-vjeçari nga Kumanova është viktima e nëntë e etheve të Nilit

Një 66-vjeçar nga Kumanova, i cili kishte edhe sëmundje shoqëruese, është viktima e fundit nga ethet e Nilit Perëndimor në vend, raporton tvfesta.mk Drejtori i Klinikës Infektive në Shkup, Fadil Cana, tha se pacienti ishte i shtruar për 28 ditë dhe kishte pasqyrë të rënduar klinike. Deri më tani, në Klinikën Infektive janë hospitalizuar 66 […]

Arrestohet 63-vjeçarja, kërkonte lëmoshë në Kumanovë

Një grua 63-vjeçare nga Kumanova është shoqëruar në polici pasi është zënë duke kërkuar lëmoshë në rrugë, raporton tvfesta.mk Sipas njoftimit nga Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë, ngjarja ka ndodhur më 20 shtator 2026, rreth orës 11:10. Zyrtarët policorë kanë ndaluar shtetasen E.R. (63) pasi e kanë kapur në vepër në bulevardin “Brigada […]