Një 66-vjeçar nga Kumanova, i cili kishte edhe sëmundje shoqëruese, është viktima e fundit nga ethet e Nilit Perëndimor në vend, raporton tvfesta.mk
Drejtori i Klinikës Infektive në Shkup, Fadil Cana, tha se pacienti ishte i shtruar për 28 ditë dhe kishte pasqyrë të rënduar klinike.
Deri më tani, në Klinikën Infektive janë hospitalizuar 66 pacientë me këtë virus, ndërsa aktualisht 11 persona po trajtohen, një prej tyre në gjendje më të rëndë.
Ky është rasti i nëntë fatal nga ethet e Nilit Perëndimor në vend.

