KUMANOVË

Arrestohet një grua në Kumanovë, sulmoi fizikisht bashkëshortin e saj

Një incident i dhunës në familje është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Kumanovës, ku një grua ka përfunduar në pranga të policisë pas një sulmi fizik ndaj partnerit të saj, raporton tvfesta.mk

Sipas njoftimit zyrtar nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:45, kur pjesëtarët e Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë kanë ndërhyrë për të neutralizuar situatën.

„Në orën 00:45, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria 29-vjeçaren nga Kumanova, për shkak se ka sulmuar fizikisht partnerin e saj, me të cilin bashkëjetonte“, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga MPB bëjnë me dije se e dyshuara është shoqëruar menjëharë në stacionin policor për procedura të mëtejshme. Pasi të bëhet dokumentimi i plotë i të gjitha rrethanave të këtij rasti, ndaj 29-vjeçares do të dorëzohet kallëzimi përkatës ligjor./tvfesta