Një 45-vjeçar nga Kumanova ka përfunduar në duart e policisë mëngjesin e së hënës, pasi ndaj tij kishin lëshuar një fletëarrest me urdhër gjyqësor për vuajtjen e dënimit me burgim, raporton tvfesta.mk
Sipas njoftimit zyrtar nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë, aksioni i ndalimit është realizuar në orët e para të mëngjesit.
„Më datë 21.09.2026, në orën 07:30, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria personin me iniciale M.D. (45) nga Kumanova“, njofton policia.
I arrestuari M.D. kërkohej në bazë të urdhëresës gjyqësore për të vauajtur dënimin prej një viti burgim, lidhur me veprën penale „Vjedhje e rëndë“, sipas nenit 236 të Kodi Penal.
Nga MPB bëjnë me dije se i dënuari është dërguar menjëherë në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues / Burgun e K’shanjës për të kryer dënimin e shqiptuar nga gjykata./tvfesta

