Mbrëmjen e 26 shtatorit 2026, rreth orës 22:35, nëpunësit policorë të Njësisë për tregti të palejuar me drogë dhe armë, në bashkëpunim me me ekipin mobil „Task Force“ pranë SPB Kumanovë, kanë finalizuar me sukses një aksion ku është privuar nga liria 18-vjeçari me iniciale P.D., banues në fshatin Kojnare e Poshtme, rrethina e Kumanovës. raporton tvfesta.mk.
Siç informon tvfesta.mk, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj të riut, forcat e rendit kanë gjetur një lëndë kokërrzore e bardhë, e cila dyshohet të jetë lëndë e ndaluar.
I riu është dërguar menjëherë në stacionin policor për procedura të mëtejshme. Pas dokumentimit të plotë të gjithë rastit nga ana e organeve të hetimit, ndaj 18-vjeçarit pritet të ngrihet kallëzimi përkatës penal./tvfesta.mk

