Category: KUMANOVË

Arrestohet një 19-vjeçar pasi sulmoi fizikisht një të mitur në Kumanovë

Një ngjarje e dhunshme ka ndodhur pasditen e së shtunës në qytetin e Kumanovës, ku një i ri është arrestuar nga ana e pjesëtarëve të policisë, raporton tvfesta.mk Siç njofton Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë, më 27.09.2026, në orën 14:45, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin me iniciale I.A. (19) nga Kumanova. […]

Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi: Qeveria ka ndarë 373 milionë denarë për Gjimnazin “Sami Frashëri” në Kumanovë, objekti vihet në përdorim në vitin 2027

Pas më shumë se dy dekadash pritje, objekti i ri i Shkollës së Mesme “Sami Frashëri” në Kumanovë pritet të jetë në përdorim gjatë vitit 2027. Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Latifi Azizi, njoftoi se për ndërtimin e shkollës janë siguruar 373 milionë denarë. Punimet kryesore ndërtimore kanë përfunduar, ndërsa aktualisht po realizohen punët përfundimtare në […]

U mbajt “Semafori i Fëmijëve 2026” në Kumanovë: Edukim dhe siguri për çiklistët e rinj

Në Kumanovë u mbajt aktiviteti preventiv-edukativ „Semafori i Fëmijëve 2026“, i dedikuar sigurisë së çiklistëve më të vegjël në trafik, informon tvfesta.mk Aktiviteti u organizua nga Sektori për Parandalim pranë SPB Kumanovë dhe Këshilli Komunal për Parandalim. Në një poligon të veçantë, fëmijët patën mundësinë të njihen praktikisht me rregullat për pjesëmarrje të sigurt në […]

Blerim Hyseni: Maksim Dimitrievski po shkatërron bashkëjetesën në Kumanovë!

Në emër të grupit të këshilltarëve të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) në Komunën e Kumanovës, Blerim Hyseni, ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të fundit të kryetarit të komunës, Maksim Dimitrievski, duke e akuzuar atë për provokim të hapur dhe cenim të drejtpërdrejtë të bashkëjetesës ndëretnike, informon tvfesta.mk Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hyseni […]

18-vjeçari nga Kojnarja e Poshtme arrestohet në Kumanovë, i gjendet subastancë narkotike gjatë kontrollit

Mbrëmjen e 26 shtatorit 2026, rreth orës 22:35, nëpunësit policorë të Njësisë për tregti të palejuar me drogë dhe armë, në bashkëpunim me me ekipin mobil „Task Force“ pranë SPB Kumanovë, kanë finalizuar me sukses një aksion ku është privuar nga liria 18-vjeçari me iniciale P.D., banues në fshatin Kojnare e Poshtme,  rrethina e Kumanovës. […]

15-vjeçari me „Mercedes“ godet një biçiklist në Llopat, i lënduari përfundon në spital

Një biciklist ka mbetur i lënduar rëndë pasi është goditur nga një makinë e drejtuar nga një 15-vjeçar. Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, në rrugën lokale të fshatit Llopat të Kumanovës, informon tvfesta.mk. Sipas njoftimit nga policia, në aksident janë përfshirë një automjet i tipit „Mercedes“ me targa të Kumanovës, i […]

MUFTINIA KUMANOVË: PASTRIMI I HAPSIRËS SË JASHTME TË XHAMISË “KOXHA MEHMED BEU”

Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame në Kumanovë ka filluar zyrtarisht punimet për pastrimin dhe rregullimin e hapësirës së jashtme të Xhamisë “Koxha Mehmed Beu” në fshatin Tabanoc, raporton tvfesta.mk Kjo xhami, e cila është pronë e Muftinisë së BFI-së – Kumanovë, përbën një nga objektet me rëndësi për komunitetin lokal. Ndërhyrja e sotme synon sistemimin […]

Bekim Shabani niset drejt Turqisë për operacionin e tij

Apeli për ndihmë i publikuar vetëm disa ditë më parë ka marrë një përgjigje të jashtëzakonshme solidaritetit nga qytetarët dhe njerëzit e vullnetit të mirë. Familja Shabani njofton se janë siguruar të gjitha mjetet e nevojshme financiare që do t’i mundësojnë, Bekim Shabanit, udhëtimin drejt Turqisë për kryerjen e ndërhyrjes kirurgjike të transplantit të mëlçisë, […]

Shkolla e Muzikës në Kumanovë merr pamje të re

Rikonstruksioni i SHFM “Pançe Peshev” në Kumanovë ka hyrë në fazën përfundimtare, me çka synohet përmirësimi i kushteve për nxënësit dhe personelin mësimor. Siç informon tvfesta.mk, duke iu referuar njoftimit të kryetarit të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, në kuadër të projektit është realizuar sanimi i çatisë, ndërsa objekti po pajiset edhe me fasadë të […]

Sedat Zulbeari: Sigurohet buxhet shtesë për Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë

Shtëpia e Shëndetit në Kumanovë do të përfitojë buxhet shtesë, pas takimit të zhvilluar më 22 shtator 2026 me drejtuesit e Fondit Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, informon tvfesta.mk Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë, Sedat Zulbeari, i cili ka shprehur mirënjohje për zëvendësdrejtorin e Fondit […]