RAJON & BOTA

Sali: Evropa duhet të ndihet më afër qytetarëve tanë, jo vetëm përmes premtimeve, por përmes rezultateve konkrete

Evropa duhet të ndihet më afër qytetarëve tanë, jo vetëm përmes premtimeve, por përmes rezultateve konkrete.

Në Bruksel, gjatë takimit me Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, diskutuam për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe mundësitë që hap qasja e re e Bashkimit Evropian ndaj zgjerimit.

Për ne, integrimi gradual është mundësi që reformat të shndërrohen në përfitime të prekshme: pagesa më të lira përmes SEPA-s, lidhje më të mira digjitale, mundësi të reja për bizneset dhe afrimin me programet evropiane.

Vendi ynë është i përkushtuar të vazhdojë reformat. Njëkohësisht, besojmë se përparimi duhet të vlerësohet mbi bazën e meritave dhe të shoqërohet me hapa konkretë drejt anëtarësimit.
Më gëzon veçanërisht që komisionerja Kos pati mundësi të komunikojë drejtpërdrejt edhe me mediat nga vendi ynë, përmes një interviste kushtuar perspektivës evropiane.

Integrimi evropian duhet të jetë një proces që qytetarët e shohin, e ndiejnë dhe përfitojnë prej tij.