Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal kundër dy grave nga Kumanova dhe pesë nëpunësve bankarë për mashtrim, keqpërdorim të të dhënave personale dhe keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, duke dëmtuar disa qytetarë për një shumë prej mbi 12 milionë denarë, raporton tvfesta.mk
SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër A.S.D. (23) dhe M.V. (35), të dyja nga Kumanova, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprat penale të kryera „mashtrim“ dhe „keqpërdorim i të dhënave personale“, si dhe kundër M.P. (34), S.M. (27), N.N. (34), D.M. (48) dhe S.O. (36) për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën penale të kryer „keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar“, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Siç sqarojnë nga MPB, e denoncuara e parë, në periudhën nga janari deri në korrik të vitit 2026, në 18 raste, duke shfrytëzuar të dhënat personale të disa personave, në emër të tyre dhe pa pëlqimin e tyre ka aplikuar për kredite të shpejta konsumuese. Pas miratimit dhe pagesës së parave, ato janë përvetësuar kundërligjshëm nga e denoncuara e parë dhe e dytë.
Ndërsa, të denoncuarit e tjerë, të punësuar si nëpunës bankarë në një degë të një banke, kanë mundësuar realizimin e mashtrimit dhe disponimin me mjetet monetare, me çka u kanë mundësuar të denoncuarës së parë dhe të dytë të fitojnë dobi pasurore kundërligjshme në shumat e përgjithshme prej 12.221.500 denarësh. /tvfesta

