KUMANOVË

SPB Kumanovë me fushatë: Kujdes me fëmijët në sediljen e parë të makinës! 

Sektori për Parandalim pranë Sektorit të Punëve të Brendshme (SPB) Kumanovë ka zhvilluar sot një fushatë vetëdijësuese në disa lokacione kryesore të qytetit, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe mbrojtjen e pasagjerëve më të vegjël, raporton tvfesta.mk

Fushata e titulluar „JO – Fëmijët në sediljen e parë“ ka për qëllim t’u rikujtojë drejtuesve të mjeteve rregullat dhe kufizimet ligjore që ndalojnë bartjen e fëmijëve në pjesën e përparme të automjetit. Sipas ligjit në fuqi, ndalohet rreptësisht transportimi i foshnjave në ulsëset e tyre të veçanta (transportues) në sediljen e parë, si dhe bartja e fëmijëve nën moshën 12-vjeçare.

Nga SPB Kumanovë paralajmërojno se ndaj të gjithë drejtuesve të mjetit që tregojnë pakujdesi dhe rrezikojnë jetën e pasagjerëve do të merren masa të rrepta ligjore, mbështetur në Ligjin për Sigurinë në Trafikun Rrugor dhe Kodin Penal.

„U bëjmë apel të gjithë drejtuesve të mjeteve që të respektojnë maksimalisht ligjin dhe rregullat e trafikut. Qëllimi ynë i përbashkët është të parandalojmë aksidentet me pasoja të rënda dhe të mbrojmë jetën e bashkëudhëtarëve tanë, veçanërisht të fëmijëve,“ – deklaroi udhëheqësja e Sektorit për Parandalim, Msc. Lile Mladenovska.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik për të shmangur incidentet e padëshiruara. /tvfesta