Category: KUMANOVË

Në Muzeun e Kumanovës u prezantua projekti “Ushqimi tradicional i shqiptarëve në Kumanovë”

Tradita, mikpritja dhe trashëgimia e pasur kulturore e shqiptarëve të kësaj zone janë shpalosur në kuadër të projektit muzeor “Ushqimi tradicional i shqiptarëve në Kumanovë”, i cili u mbajt në ambientet e Lapidariumit pranë IN “Muzeut të Kumanovës”, raporton tvfesta.mk Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Muzeut të Kumanovës, Agim Bislimi, sipas të […]

PËRFUNDON FAZA E PARË E PUNIMEVE NË XHAMINË “KOXHA MEHMED BEU” – TABANOC

PËRFUNDON FAZA E PARË E PUNIMEVE NË XHAMINË “KOXHA MEHMED BEU” – TABANOC Muftinia e BFI-së – Kumanovë njofton se ka përfunduar faza e parë e punimeve në Xhaminë “Koxha Mehmed Beu” – Tabanoc, e cila përfshiu pastrimin e hapësirës së jashtme dhe vendosjen e kufijve të oborrit të xhamisë, përcjell Televizioni Festa. Kjo fazë […]

Likova dhe Bursa thellojnë bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe zhvillimit

Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, priti në takim kryetarin e Shoqatës së Kulturës dhe Kontributit në Bursa, Rexhep Gyndyz(Recep Gündüz), si dhe drejuesit e shoqatës ” E Ardhmja e Përbashkët” , Gazmend Isaku dhe Besfort Ajdini. Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dhe realizimit të projekteve të përbashkëta, me […]

Me forcë ia mori telefonin dhe paratë, kallëzim penal ndaj 32-vjeçarit në Kumanovë

Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër personit E.M. (32) nga Kumanova, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale „vjedhje grabitqare“, informon tvfesta.mk Sipas njoftimit zyrtar nga policia, ngjarja ka ndodhur më 5 gusht të këtij viti, kur i denoncuari ka sulmuar fizikisht bashkëqytetarin […]

Apel nga Policia e Kumanovës: Kujdes nga vjedhjet e portofolëve gjatë blerjeve në tregje

Sektori për Parandalim dhe Stacioni Policor me Kompetencë të Përgjithshme në Kumanovë realizuan sot një aktivitet parandalues me qëllim informimin e qytetarëve për mbrojtjen nga vjedhjet e çantave, informon tvfesta.mk Gjatë këtij aktiviteti, udhëheqësja e Sektorit për Parandalim pranë SPB Kumanovë, M.Sc. Lile Mlladenovska, u bëri thirrje qytetarëve që të jenë veçanërisht të kujdesshëm në […]

Përleshje me thikë mes të miturve në Mateç, plagoset rëndë 16-vjeçari

Dy persona të mitur janë arrestuar gjatë natës në fshatin Mateç të Komunës së Likovës, nën dyshimin se kanë sulmuar me mjet të mprehtë një bashkëfshatar të tyre 16-vjeçar, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, informon tvfesta.mk „Më 29.09.2026 në ora 00:30, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria dy të mitur […]

Likovë: Goditën veturën e policisë me kamion dhe sulmojnë policët, tre persona në kërkim

Tri persona kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë sot në mëngjes në fshatin Likovë, pasi paraprakisht nuk i janë bindur urdhrit të policisë për t’u ndalur, informon tvfesta.mk Sipas Sektorit për Punë të Brendshme, ngjarja ka ndodhur më 29.09.2026, rreth orës 05:55. Një kamion që transportonte dru nuk është ndalur në shenjën „Stop“ të policisë […]

Marsh protestues në Sllupçan për ish-krerët e UÇK-së, të premtën Sheshin e Dëshmorit „Beqir Sadiku“

Në fshatin Sllupçan të Komunës së Likovës është paralajmëruar mbajtja e një marshi protestues qytetar në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), informon tvfesta.mk Sipas njoftimit, tubimi do të mbahet të premten më 2 tetor 2026, me fillim nga ora 18:00, në Sheshin e Dëshmorit „Beqir Sadiku“ – Sllupçan. Përmes këtij marshi, organizatorët […]

Disa pjesë të Kumanovës sot, nesër dhe pasnesër pa energji elektrike

Në disa lokacione në Kumanovë sot, nesër dhe pasnesër do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike për shkak të punimeve të paralajmëruara në rrjet, informon tvfesta.mk Siç njoftojnë nga Elektrodistribuimi, sot dhe nesër, nga ora 08:45 deri në orën 14:45, pa energji elektrike do të mbesin rrugët „11 Nëntori“ dhe „Trajko Jovanovski“. Nesër […]

Shfaqja “Zotëriu i Parë” nga Teatri Shqiptar i Shkupit më 1 tetor në festivalin “Ditët e Komedisë” në Kumanovë

Skena e Qendrës për Kulturë “Trajko Prokopiev” në Kumanovë mirëpret një tjetër ngjarje të rëndësishme kulturore në kuadër të edicionit të sivjetshëm të festivalit tradicional “Ditët e Komedisë”. Më 1 tetor, me fillim nga ora 20:00, publikut kumanovar do t’i prezantohet shfaqja “Zotëriu i Parë”, e realizuar nga trupa e njohur e Teatrit Shqiptar – […]