KUMANOVË

E rrahën dhe e grabitën 64-vjeçarin në Kumanovë, më pas e detyruan të merrte kredi të shpejtë!

Një ngjarje e rëndë dhe e pazakontë ka ndodhur në Kumanovë, ku dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi kanë sulmuar fizikisht, kanë grabitur dhe më pas kanë tentuar të detyrojnë një burrë të moshuar të merrte kredi të shpejtë në emër të tij, raporton tvfesta.mk

Sipas njoftimit zyrtar nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë, ngjarja ka ndodhur më 22 tetor 2026, ndërsa të arrestuarit janë S.B. (45) dhe R.T. (52), të dy banues në Kumanovë.

Sipas denoncimit në polici, e dyshuara S.B. e ka mashtruar 64-vjeçarin duke e thirrur në shtëpinë e saj, me arsyetimin se kishte nevojë për ndihmë për të blerë një telefon celular.

Pas sulmit, dy të dyshuarit e kanë detyruar 64-vjeçarin të shkonte në një shoqëri financiare për të aplikuar për një kredi të shpejtë.

Pavarësisht presionit dhe dhunës, i moshuari tregoi prani mendjeje: ai arriti t’i bëjë me shenjë punonjëses së ekspoziturës se po vepronte nën kërcënim. Punonjësja reagoi me shpejtësi dhe njoftoi menjëherë policinë.

„Të dy personat janë arrestuar dhe janë dërguar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet kallëzimi përkatës penal“, thuhet në njoftimin e SPB Kumanovë. /tvfesta