Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, priti në takim kryetarin e Shoqatës së Kulturës dhe Kontributit në Bursa, Rexhep Gyndyz(Recep Gündüz), si dhe drejuesit e shoqatës ” E Ardhmja e Përbashkët” , Gazmend Isaku dhe Besfort Ajdini.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dhe realizimit të projekteve të përbashkëta, me fokus të veçantë në fushën e arsimit dhe shkëmbimit të përvojave.
Ndër pikat kryesore të diskutimit ishin:
Vëllazërimi i Komunës së Likovës me një komunë në Bursa të Turqisë;
Vëllazërimi i shkollave të Likovës me shkolla në Bursa, përmes programeve të shkëmbimit të përvojave;
Mundësia e dërgimit të nxënësve të Likovës për punë praktike në kompani të mëdha dhe profesionale në Turqi.
Nga të pranishmit u vlerësua rëndësia e këtyre nismave për krijimin e mundësive të reja për të rinjtë dhe ngritjen e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore dhe komuniteteve.
Kryetari Erkan Arifi shprehu falënderimin për vizitën dhe gatishmërinë për bashkëpunim, duke theksuar rëndësinë e projekteve që krijojnë mundësi konkrete për nxënësit dhe të rinjtë e Komunës së Likovës.
Ndërkaq drejtuesit e shoqatës “Ardhmja e Përbashkët”, falënderuan kryetarin Arifi për mikëpritjen e ngrohtë dhe gatishmërinë e plotē për të mbështetur këtë nismë me rëndësi jetike. /KOHA/

