KUMANOVË

Në Muzeun e Kumanovës u prezantua projekti “Ushqimi tradicional i shqiptarëve në Kumanovë”

Tradita, mikpritja dhe trashëgimia e pasur kulturore e shqiptarëve të kësaj zone janë shpalosur në kuadër të projektit muzeor “Ushqimi tradicional i shqiptarëve në Kumanovë”, i cili u mbajt në ambientet e Lapidariumit pranë IN “Muzeut të Kumanovës”, raporton tvfesta.mk

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Muzeut të Kumanovës, Agim Bislimi, sipas të cilit ky aktivitet i dedikohet recetave me vend në histori, familjes dhe kultivimit të vlerave autoktone kulturore.

Në qendër të këtij prezantimi ishte flija – ushqimi simbolik tradicional që përçon historinë e durimit, dashurisë, bashkimit dhe sofrës familjare shqiptare.

Autore të këtij projekti të rëndësishëm etnografik janë këshilltaret-etnologe Valentina Ilievska dhe Nadica Petkoviq.

Nga Institucioni Nacional “Muzeu i Kumanovës” kanë falënderuar të gjithë pjesëmarrësit që u bënë pjesë e këtij takimi, duke ndarë së bashku traditën, shijet dhe historitë që bashkojnë komunitetin. /tvfesta.mk