Një ngjarje e dhunshme ka ndodhur pasditen e së shtunës në qytetin e Kumanovës, ku një i ri është arrestuar nga ana e pjesëtarëve të policisë, raporton tvfesta.mk
Siç njofton Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë, më 27.09.2026, në orën 14:45, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin me iniciale I.A. (19) nga Kumanova. Arrestimi i tij ka ardhur pasi i njëjti, në rrugën „Goce Dellçev“, ka sulmuar fizikisht një të minorur.
Nga Policia e Kumanovës bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 19-vjeçarit do të ngrihet kallëzimi përkatës ligjor. /tvfesta.mk


