Rikonstruksioni i SHFM “Pançe Peshev” në Kumanovë ka hyrë në fazën përfundimtare, me çka synohet përmirësimi i kushteve për nxënësit dhe personelin mësimor.
Siç informon tvfesta.mk, duke iu referuar njoftimit të kryetarit të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, në kuadër të projektit është realizuar sanimi i çatisë, ndërsa objekti po pajiset edhe me fasadë të re energjetikisht efikase.
Parashihet gjithashtu zëvendësimi i dritareve me dritare PVC, si dhe vendosja e një dere të re hyrëse.
Në hapësirat e brendshme të shkollës po kryhen punime për lyerjen e mureve, ndërsa është instaluar edhe një sistem i ri hidrantësh.
Nga Komuna e Kumanovës theksojnë se me realizimin e këtyre aktiviteteve krijohen kushte më të mira, më të sigurta dhe më efikase për nxënësit dhe të punësuarit në shkollën e muzikës.

