Author: info2

Tri vjet nga sulmi në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku

Më 24 shtator 2023, veriu i Kosovës u përfshi nga një prej sulmeve më të rënda të pasluftës. Në Banjskë të Zveçanit, një grup i armatosur sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku dhe plagosur dy zyrtarë policorë. Pas përleshjeve, Policia e Kosovës vrau tre pjesëtarë të grupit dhe arrestoi tre të tjerë. […]

Kumanovari Ardon Jashari pritet të marrë rolin e Xhakës në ndeshjen me Maqedoninë e Veriut

Ardon Jashari pritet të jetë një nga ndryshimet kryesore në formacionin e Zvicrës për ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut, pasi Granit Xhaka do të mungojë në këtë kamp përfaqësues. Sipas mediumit zviceran “Blick”, trajneri Murat Yakin po planifikon ta vendosë Jasharin në mesfushë përkrah Remo Freulerit, duke i dhënë kështu 24-vjeçarit një rol më të […]

Afrim Gashi në Ditën e Komunës së Dibrës: “Bashkëpunimi institucional është i rëndësishëm për zhvillimin e komunave”

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, mori pjesë në manifestimin e organizuar me rastin e Ditës së Komunës së Dibrës, ku zhvilloi edhe një takim me kryetarin e kësaj komune, Fisnik Mela. Gjatë takimit u diskutua për projektet zhvillimore, sfidat dhe nevojën për bashkëpunim ndërmjet institucioneve qendrore dhe pushtetit lokal. “Në Ditën e Komunës së Dibrës, […]

Bekim Sali: Së bashku me Kryeministrin Hristijan Mickoski, mora pjesë në takimin bilateral me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

Së bashku me Kryeministrin Hristijan Mickoski, mora pjesë në takimin bilateral me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Nju Jork. Maqedonia e Veriut dhe Kosova janë fqinjë me lidhje të afërta mes qytetarëve tanë. Bashkëpunimi dhe komunikimi i rregullt mes institucioneve tona kanë rëndësi për zhvillimin e të dy vendeve dhe për stabilitetin e rajonit. […]

Daut Beqiri: Këtë të premte hidhet gurthemeli i stadiumit në Haraçinë

Punimet për ndërtimin e stadiumit në Komunën e Haraçinës po hyjnë në një etapë të re të rëndësishme. Pas përfundimit me sukses të fazës së parë, ku u bë përgatitja e plotë e terrenit, kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka njoftuar fillimin e fazës së dytë të këtij projekti madhor sportiv, raporton Zyrtare. […]

Incidenti me Stoilkoviqin, deputeti Hasani: VLENI “ciu” nuk guxon të bëjë në qeveri

Deputeti Ilir Hasani ka njoftuar se Fronti Europian ka dorëzuar propozim vendim për themelimin e komisionit anketues lidhur me shqyrtimin e incidentit me ministrin e vetëqeverisjes lokale Ivan Stoilkoviq I cili ndodhi në korrik të këtij viti, I cili shkaktoi tensione të ashpra verbale dhe përplasje politike mes tij dhe deputetëve të opozitës shqiptare. Hasani […]

Dibra përmirëson dhe zgjeron ndriçimin publik

Këto ditë, pushteti vendor i Dibrës ka filluar realizimin e projektit që ka të bëjë me përmirësimin dhe zgjerimin e ndriçimit publik. Bëhet fjalë për fillimin e një projekti të ri, i cili realizohet me mjete nga buxheti lokal dhe ka për qëllim vendosjen e një ndriçimi më efikas. Sipas komunës, edhe ky projekt ka […]

Këshilli Gjyqësor: Po punohet për zbardhjen e situatës në Gjykatën Themelore të Kumanovës

Këshilli Gjyqësor gjatë seancës së sotme diskutoi për gjendjen në Gjykatën Themelore të Kumanovës, pasi dje Sindikata “UPOZ-it” reagoi publikisht ndaj fyerjeve dhe sjelljes joadekuate ndaj punonjësve nga ana e kryetares së kësaj gjykate, informon tvfesta.mk Anëtari i Këshillit Gjyqësor, Ivica Nikollovski, i cili është koordinator për Gjykatën Themelore të Kumanovës, theksoi se Këshilli prej […]

Përleshje fizike mes çiftit në Kumanovë, 37-vjeçarja denoncon partnerin në polici

Një incident i dhunës në familje është regjistruar në orët e para të ditës së sotme në qytetin e Kumanovës, informon tvfesta.mk Sipas njoftimit zyrtar nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Kumanovë, sot më 23 shtator 2026, në orën 02:05, një 37-vjeçare ka denoncuar në polici partnerin e saj me inicialet L.I. Sipas […]

Kërcënoi bashkëshorten me thikë, arrestohet 56-vjeçari nga Kumanova

Një 56-vjeçar nga rrethina e Kumanovës është arrestuar mbrëmjen e djeshme pas denoncimit se kishte shfaqur sjellje agresive dhe se e kishte kërcënuar bashkëshorten e tij me një mjet të mprehtë, raporton tvfesta.mk Më datë 22.09.2026, në orën 19:50, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria personin me iniciale M.I. (56 vjeç) nga […]