Në kazermën “Boro Menkov” në Kumanovë, u shënua 17 Tetori – Dita e Komandës së Operacioneve. Në ceremoninë solemne morën pjesë presidentja e vendit dhe komandantja supreme e Forcave të Armatosura, Gordana Siljanovska Davkova, ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, si dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, gjeneralmajor Sashko Llafçiski.
“Sot ju, para jush e keni misionin me përvojë, profesionalizëm dhe përgjegjësi ta mbroni sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit. Anëtarësimi në NATO është përcaktim i yni strategjik, por edhe përpjekjet për mbrojtjen kolektive dhe solidaritetin.”, -deklaroi presidentja e RMV-së, Gordana Siljanovska Davkova.
“Jemi sot këtu për t’i dhënë mirënjohje njërës nga strukturave më të rëndësishme në ARM-Komandës për operacione, i cili paraqet shtyllë të kapaciteteve mbrojtëse dhe garanci për sigurinë e atdheut. Në këtë komandë janë të bashkuara dija dhe përvoja, por para së gjithash këtu janë njerëzit të cilët dëshmohen me gatishmërinë për t’i shërbyer Maqedonisë.”, – deklaroi ministri i Mbrojtjes së RMV-së, Vllado Misajllovski.
“17 tetori për pjesëtarët e komandës së operacioneve është ditë e shenjtë.”, – tha mes tjerash, komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së, Gjeneral Major Sashko Llafçiski.
Në kuadër të solemnitetit për njësinë më të mirë u shpall Batalioni i dytë i këmbësorisë nga Brigada e parë këmbësorike, ndërkaq pjesëtarëve të komandës iu ndanë masa stimulative për rezultate të arritura, kurse mirënjohje morën njësi, institucione dhe individë për bashkëpunim dhe kontribut në armatë, si dhe pjesëtarëve që i kanë plotësuar kushtet për pensionim.
FATLUM AQIFI – TVM2

