KUMANOVË

Aksident në Kumanovë: 62-vjeçari dal nga rruga me ekskavator dhe godet gardhin e një shtëpie

Një aksident pa pasojë në njerëz ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Kumanovës, ku një makineri pune ka dalë nga rruga dhe është përplasur me rrethimin e një shtëpie private, raporton tvfesta.mk

Sipas njoftimit zyrtar nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë, ngjarja ka ndodhur më 15 tetor 2026, rreth orës 22:25, në rrugën “Varazhdinska”.

Nga policia bëjnë të ditur se ekskavatori, i cili drejtohej nga V.A. (62 vjeç) nga Kumanova, ka dalë nga rruga dhe ka goditur gardhin e oborrit në pronësi të personit me iniciale Zh.M., po ashtu nga Kumanova.

Fatmirësisht, nga ky aksident nuk ka të lënduar, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Kumanovë për zbardhjen e plotë të rrethanave. /tvfesta