MAQEDONI

Incidenti me Stoilkoviqin, deputeti Hasani: VLENI “ciu” nuk guxon të bëjë në qeveri

Deputeti Ilir Hasani ka njoftuar se Fronti Europian ka dorëzuar propozim vendim për themelimin e komisionit anketues lidhur me shqyrtimin e incidentit me ministrin e vetëqeverisjes lokale Ivan Stoilkoviq I cili ndodhi në korrik të këtij viti, I cili shkaktoi tensione të ashpra verbale dhe përplasje politike mes tij dhe deputetëve të opozitës shqiptare. Hasani njoftoi se kërkesa e tyre hasi në vesh të shurdhër pasi siç tha ai kuvendi me çdo kusht e mbron Stoilkoviqin. Hasani kërkon nga kuvendi që të procedohet propozim vendimin për komisionin anketues. Ai akuzon VLENIN për heshtje edhe kur cënohet identiteti shqipëtar.

ILIR HASANI DEPUTET I FRONTIT EUROPIAN

“Prandaj sot pyetja është shumë e thjeshtë, cila është baza konkrete për mos procedurimin e këtij maetriali, cili për mua është problem real, sa mëshumë që kërkoj përgjigje konkrete aq më shumë na bëhet e qartë që ska të bëjë kjo me procedurën por problem është se shumica parlaemtnare nuk dëshiron që kjo çështje të hetohet as brenda në kuadër të kuvendit. Dhe e gjitha kjo na qon tek pyetja kryesore pse po mbrohet Ivan Stoilkoviqi? Pse një ministër I qeverisë po trajtohet sikur I paprekshëm? Dhe në fund pse kryetari Afrim Gashi po e mer përsipër ta mbrojë politikisht një ministër në vend që të kërkojë të hetohet”.

Hasani thotë përgjegjësia se shumica parlamentare po e mbron politiksht Stoilkoviqin dhe se përgjegjësia këtu bie edhe mbi VLENIN. Ai theksoi se një ministër nuk duhet të trajtohet si I pa prekshëm.

ILIR HASANI, DEPUTET I FRONTIT

“A po mos vallë VLENI është aq I varur nga kjo qeveri sa nuk guxon me bo zë, “CIU” nuk guxon me bë, edhe kur cënohet dinjiteti I deputetëve shqiptar edhe kur cënohen interesat shqiptarë në përgjithësi”.

Një ministër që i ka qëndrimet e afërta me narativat e botës sërbe dhe interesat e të njejtëve, kur ai sillet kështu me deputetët shqiptar dhe më pas merr mbrotje nga shumica qeveritare atëher qytetarët kanë të drejtë të pyesin se kush i mbron, përfundon Hasani. /Shenja/