Sistemi “Qyteti i Sigurt” (Safe City) nga dje detekton automatikisht edhe motocikletat që bëjnë shkelje rrugore, njoftoi Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Ai paralajmëroi se sistemi tashmë ka filluar regjistrimin e shkeljeve nga motociklistët në territoret ku është implementuar, informon tvfesta.mk
Toshkovski theksoi se autoritetet ia dolën të gjejnë një zgjidhje teknike me anë të së cilës edhe motocikletat mund të identifikohen brenda monitorimit automatik të shkeljeve, veçanërisht gjatë ngasjes me shpejtësi të palejuar.
„Ekskluzivisht, nga dje ka nisur detektimi dhe kapja automatike edhe e motocikletave në territorin ku kemi të implementuar ‘Qytetin e Sigurt’“, deklaroi Toshkovski.
Ai u dërgoi një mesazh motociklistëve që nuk i respektojnë rregullat e qarkullimit se tani e tutje mund të presin sankcione nga sistemi.
„Të mos meken të habitur ata që aktrojnë si ‘motordxhinj’ dhe nuk i respektojnë rregullat, sepse do të jenë subjekt i sankcionimit nga ana e sistemit ‘Qyteti i Sigurt’“, tha Toshkovski.
Sipas ministrit, qëllimi i kësaj mënyre kontrolli është në radhë të parë rritja e sigurisë së vetë motociklistëve, por edhe mbrojtja e pjesëmarrësve të tjerë ndërgjegjshëm në trafik.
Toshkovski pret që që sot të bëhen të ditura edhe shifrat e para të motociklistëve të gjobitur përmes sistemit automatik.
„Gjetëm një mënyrë teknike se si të konstatohen edhe ata gjatë kryerjes së shkeljes për ngasje me shpejtësi të palejuar“, theksoi ministri /tvfesta.mk

