Një 37-vjeçar nga Kanadaja është arrestuar mbrëmë në qendër të Kumanovës, pasi policia i gjeti një artefakt arkeologjik të vjedhur, informon tvfesta.mk
“Më 28.08.2026, në orën 00:30, në rrugën ‘Done Bozhinov’ në Kumanovë, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria shtetasin J.A.S. (37) nga Kanadaja, pasi gjatë kontrollit iu gjet dhe u sekuestrua një objekt arkeologjik (artefakt)”, njofton Sektori për Punë të Brendshme.
Policia bën me dije se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzimi penal.

