Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi ka zhvilluar takim me drejtorët e shkollave fillore dhe të shkollës së mesme, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, raporton Televizioni Festa.
Në takim është diskutuar për përgatitjet e fundit dhe çështje të rëndësishme që lidhen me mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor, me synimin që viti i ri shkollor të nisë dhe të zhvillohet sa më mirë.
Nga Komuna e Likovës bëjnë të ditur se së bashku me drejtuesit e institucioneve arsimore mbeten të përkushtuar për krijimin e kushteve për një arsim dhe edukim cilësor, si dhe për zhvillimin e duhur të gjeneratave të reja.
Në këtë drejtim, institucionet lokale dhe ato arsimore janë zotuar se do të bashkëpunojnë ngushtë dhe me përgjegjësi, në mënyrë që nxënësit të kenë një vit shkollor sa më të suksesshëm.
Viti i ri shkollor në Komunën e Likovës nis javën e ardhshme.

