MAQEDONI

Beqiri: Kemi nisur aksionin për pastrimin e deponisë

Sot, së bashku me drejtorin e NPK “Ambienti”, z. Armend Ramadani, kemi nisur aksionin për pastrimin e deponisë, me mbështetjen e Ministrit të Ekologjisë, z. Muhamet Hoxha, i cili ka mundësuar sigurimin e mekanizmit të nevojshëm për realizimin e këtij aksioni.

Njëkohësisht, njoftojmë të gjithë qytetarët se çdo person që hedh mbeturina në këtë hapësirë do të përballet me përgjegjësi ligjore nga organet kompetente. Po ashtu, çdo tentativë për të vënë zjarr në të ardhmen do të ndëshkohet sipas ligjit. Zona do të jetë nën mbikëqyrje të vazhdueshme 24 orë.

Le të kontribojmë së bashku për një ambient më të pastër dhe më të sigurt për të gjithë.