MAQEDONI

Agjencia e Zbatimit të Gjuhës nënshkruan marrëveshje me Sindikatën e Administratës

Agjencia e Zbatimit të Gjuhës nënshkruan marrëveshje me Sindikatën e Administratës

Në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës, drejtori Granit Osmani nënshkroi marrëveshje kolektive me Sindikatën e Administratës Shtetërore dhe Gjyqësorit (SAShGj), të përfaqësuar nga kryetari Bllagoja Rallpovski, së bashku me organizatën sindikale të Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, e përfaqësuar nga Naxhije Kerim dhe të punësuarit.

Marrëveshja ka për qëllim përmirësimin e kushteve të punës dhe avancimin e të drejtave të të punësuarve.

Ky dokument shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit institucional dhe krijimit të një mjedisi pune më të drejtë dhe më efikas.

Shkup, 24.4.2026