Author: info@desk.mk

Ndërron jetë humanisti i shquar nga Kumanova, Demirali Shabani

Ndërron jetë humanisti dhe aktivisti i shquar kumanovar, Demirali Shabani, njofton Kryesia e degës së OH. El-Hilal, Kumanovë-Likovë. Në njoftimin e tyre thuhet: “Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se dje ka ndërruar jetë Demirali Shabani, një njeri i devotshëm dhe humanist, ish-kryetar i degës së OH. El-Hilal në Kumanovë-Likovë për dy mandate. Varrimi i […]

MPB me fushatë kundër mjeteve piroteknike: Siguria para të gjithave

Ministria e Punëve të Brendshme ka nisur fushatë parandaluese për informimin e qytetarëve për pasojat e mundshme nga përdorimi i fishekzjarreve dhe mjeteve të tjera piroteknike, veçanërisht aktuale para dhe gjatë festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve. “Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq zhvillojmë një sërë aktivitetesh, shpërndahen fletëpalosje me përmbajtje edukative, organizojmë ushtrime […]

Futsal “Forca” nga Kumanova shpallen kampion vjeshtor!

Futsal “Forca” nga Kumanova ka mbyllur sezonin vjeshtor në mënyrën më të bukur, duke u shpallur kampion me një fitore emocionuese në derbin ndaj rivalit të tyre kryesor, Futsal Shkupi. Ndeshja përfundoi me rezultatin 3-2 për Futsal Forca, falë golave të shënuar nga Ivan Krstevski (dy herë) dhe De Souza. Ky triumf siguroi për Kumanovarët […]

BDI: Kryeministri dhe Qeveria të tërhiqen nga abrogimi i shqipes

Nga BDI përmes një kumtese thonë se kjo që po ndodh sot i ngjan regjimit më të errët jugosllav “Gjatë periudhave më të errëta të regjimeve jugosllave, çdo zë i shqiptarëve, qoftë për drejtësi, barazi apo të drejtat e tyre themelore, trajtohej me ironi, sarkazëm dhe përbuzje. Pas këtyre qëndrimeve cinike, gjithmonë vinin kërcënimet, dhe […]

Grubi me Gardianët e gjuhës kujdestarojnë para Gjykatës Kushtetuese

Ish-zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, mëngjesin e sotëm iu është bashkuar aksionit “Roje për gjuhën shqipe”, në një foto është parë bashkë me funksionar të Frontit Europian para Gjykatës Kushtetuese në Shkup të cilët u mblodhën për të shprehur qëndrimin e tyre të fortë për mbrojtjen e gjuhës shqipe. Fronti Evropian […]

Ilire Dauti nga Kërçova: Ne e sollëm ligjin për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, ndërsa këta sot jo vetëm që nuk mund ta mbrojnë, por edhe e mohojnë atë

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti në takimin e mbrëmshëm me qytetarët e Kërçovës ka theksuar se ligji për gjuhët është propozuar nga Aleanca për Shqiptarët në vitin 2018 dhe aso kohe të gjithë mbureshin me këtë ligj. Ne e sollëm ligjin për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, ndërsa këta sot jo vetëm që nuk […]

Bëhu pjesë e “Rojës së Gjuhës” – Fronti Evropian me iniciativë për mbrojtjen e barazisë dhe dinjitetit

Bëhu pjesë e “Rojës së Gjuhës” – iniciative për mbrojtjen e barazisë dhe dinjitetit Nga ky vend dhe nga kjo ditë, ne shpallim iniciativën “Roja e Gjuhës” – një nismë historike për të mbrojtur të drejtën tonë të barazisë dhe identitetit” – thonë nga Fronti Europian. Nga sot, më 8 dhjetor, ne do të qëndrojmë […]

Dr.Naser Ramadani njofton përfundimin e monografisë “Mateçi gjatë historisë”

Dr. Naser Ramadani ka njoftuar ndjekësit e vet dhe bashkëfshatarët e tij që përfundimi i monografisë “Mateçi gjatë historisë” ka përfunduar, informon tvfesta.mk Ky është postimi: Ju informojmë se përgatitja e monografisë së shumëpritur “Mateçi gjatë historisë” ka përfunduar. Kjo monografi ka gjithësej 445 faqe format B5. Në te janë përmbledhur informacione të shumta nga […]

Azizi: Mbledhja ndërqeveritare me Kosovën, dëshmi se partneriteti ynë sot është më i fortë se kurrë!

Një hap historik drejt bashkëpunimit rajonal. Nesër në Prishtinë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbajnë mbledhjen e përbashkët ndërqeveritare. Ky takim shënon një moment të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe një shembull të bashkëpunimit që na afron drejt një rajoni […]

Rrahje në një dasmë në Kumanovë

Të premtën pasdite ka ndodhur një rrahje në një dasmë në Kumanovë, informon tvfesta.mk Rastin në polici e ka denoncuar babai i vajzës së rrahur. “Një 37 vjeçar nga Kumanova ka raportuar se më 14 nëntor, rreth orës 15:00, në një dasmë në Kumanovë, vajza e tij e mitur është sulmuar fizikisht nga një tjetër […]