
Futsal “Forca” nga Kumanova ka mbyllur sezonin vjeshtor në mënyrën më të bukur, duke u shpallur kampion me një fitore emocionuese në derbin ndaj rivalit të tyre kryesor, Futsal Shkupi. Ndeshja përfundoi me rezultatin 3-2 për Futsal Forca, falë golave të shënuar nga Ivan Krstevski (dy herë) dhe De Souza.
Ky triumf siguroi për Kumanovarët titullin e kampionit vjeshtor, duke përfunduar sezonin me një rezultat perfekt prej 9 fitoreve në po aq ndeshje. Klubi ka falënderuar ekipin kundërshtar për mikpritjen e ofruar, si dhe të gjithë ata që kanë mbështetur ekipin gjatë këtij rrugëtimi.
Futsal Forca tani është në krye të tabelës dhe me këtë fitore ka treguar forcën e tij për t’u shpallur kampion në këtë sezon. #foreverforca #forca 9/9 ✅