MAQEDONI

Kryeparlamentari Afrim Gashi priti në takim Lavdrim Rexhepin, kick-boksier

Sot pata kënaqësinë të mirëpres Lavdrim Rexhepin, kick-boksier dhe kampionin botëror në “Junior World Champion Iska” në kategorinë 72 kg. Me origjinë nga Kumanova, Lavdërimi ka korrur suksese dhe në Kampionatin Zviceran, Kampionatin “Vendetta” dhe Kampionatin e Austrisë.

I urova shumë suksese dhe e faleminderova që na bën krenar me përfaqësimin dinjitoz në arenën ndërkombëtare.