Një 38-vjeçar nga Kumanova është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij, raporton tvfesta.mk.
Sipas informacioneve të Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) në Kumanovë, arrestimi është kryer më 21 nëntor 2026, rreth orës 23:00.
Bëhet fjalë për personin me inicialet B.S. (38) nga Kumanova, i cili është privuar nga liria nga nëpunësit policorë për shkak të dyshimeve se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij.
Pas arrestimit, 38-vjeçari është ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtejshme.
Nga SPB Kumanovë bëjnë të ditur se, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarit do të parashtrohet kallëzimi përkatës. /tvfesta

