KUMANOVË

Arrestohet 26-vjeçari në Kumanovë, u soll agresivisht ndaj nënës

Një 26-vjeçar nga Kumanova është arrestuar nga policia pasi dyshohet se është sjellë në mënyrë agresive ndaj nënës së tij, raporton tvfesta.mk.

Sipas informacioneve të Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) në Kumanovë, rasti ka ndodhur më 21 nëntor 2026, ndërsa arrestimi është kryer rreth orës 13:40.

Bëhet fjalë për personin me inicialet M.M. (26) nga Kumanova, i cili është privuar nga liria nga nëpunësit policorë për shkak të sjelljes agresive ndaj nënës së tij.

Pas arrestimit, 26-vjeçari është ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtejshme.

Nga policia bëjnë të ditur se, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës. /tvfesta