KUMANOVË

Dr.Naser Ramadani njofton përfundimin e monografisë “Mateçi gjatë historisë”

Dr. Naser Ramadani ka njoftuar ndjekësit e vet dhe bashkëfshatarët e tij që përfundimi i monografisë “Mateçi gjatë historisë” ka përfunduar, informon tvfesta.mk

Ky është postimi:

Ju informojmë se përgatitja e monografisë së shumëpritur “Mateçi gjatë historisë” ka përfunduar.
Kjo monografi ka gjithësej 445 faqe format B5. Në te janë përmbledhur informacione të shumta nga historia e lashtë deri më sot. Aty është përfshirë historiku i fshatit, jeta fetare, arsimore, kulturore, shëndetësore etj. Janë përfshirë periudha të ndryshme, përfshirë atë komuniste, demokratike dhe me theks të veçantë lufta e lavdishme e vitit 2001.
Pjesë shumë e rëndësishme janë trungjet familijare, ku janë përfshirë gjitha familjet nga më të vjetrit deri më tani. Kështu nuk ka asnjë person në këtë fshat e të mos jetë përfshirë emri i tij dhe prejardhja e tij familijare.
Në fund kemi dhënë edhe Albumin e fotove, ku janë përfshirë shumë personalitete të vjetra dhe objekte me vlerë historike.

Kjo monografi, për të parë dritën e botimit kërkohet mbështetje financiare.

Andaj, kërkojmë nga gjithë dashamirët e Mateçit, dashamirët e historisë dhe atyre që në zemrën e tyre kanë dashurinë e vendlindjes, ta ndihmojnë botimin e kësaj monografie.

Grumbullimi i mjeteve bëhet në koordinim me Shoqatën “Edhe unë jam Mateçi”.

Emrat e sponzorëve do të përfshihen në një tabelë të veçantë.
Ne e bëmë tonën, tash mbetet e juaja!

Paraprakisht ju falënderojmë!
Mbetshi në përkujdesin e Allahut!