KUMANOVË

Zhduket një 13-vjeçare në Kumanovë

Një vajzë trembëdhjetë vjeçare nga fshati Pçinjë i Kumanovës është raportuar e zhdukur mbrëmjen e djeshme.

Më datë 21.11.2024, në ora 18:30, Z.S (39) nga fshati Pçinjë, rajoni i Kumanovës, ka raportuar në SPB-Kumanovë se mbesa e tij e mitur, L.J. (13), është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, njofton SPB Kumanovë, transmeton tvfesta.mk

Nga SPB-Kumanovë njoftojnë se po merren masa për gjetjen e personit.