KUMANOVË

22-vjeçari nga Kumanova sulmohet fizikisht në një pompë benzine në Shkup

Një 22-vjeçar nga Kumanova ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht nga një punonjës i një pompe benzine në Shkup, raporton TVFesta.mk.

Sipas informacioneve policore, më 9 nëntor 2026, në orën 08:05, në SPB Shkup, S.J. (22) nga Kumanova ka raportuar se në një pompë benzine në territorin e Komunës së Aerodromit është sulmuar fizikisht nga Z.N. (61) nga Shkupi, i cili është i punësuar në të njëjtën pompë benzine.

Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat dhe arsyet që kanë çuar deri te incidenti.

Nga policia njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse ndaj personit të dyshuar. /tvfesta