KUMANOVË

41-vjeçari nga Kumanova denoncon se është sulmuar fizikisht në Shkup

Një 41-vjeçar nga Kumanova ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht nga një person në Shkup, raporton TVFesta.mk.

Sipas informacioneve policore, më 9 nëntor 2026, në orën 14:30, në SPB Shkup, D.L. (41) nga Kumanova ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një person në territorin e komunës Qendër të Shkupit.

Për momentin nuk janë bërë të ditura rrethanat e sulmit dhe as identiteti i personit të dyshuar.

Nga policia njoftojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit. /tvfesta