
Ndërron jetë humanisti dhe aktivisti i shquar kumanovar, Demirali Shabani, njofton Kryesia e degës së OH. El-Hilal, Kumanovë-Likovë.
Në njoftimin e tyre thuhet: “Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se dje ka ndërruar jetë Demirali Shabani, një njeri i devotshëm dhe humanist, ish-kryetar i degës së OH. El-Hilal në Kumanovë-Likovë për dy mandate. Varrimi i tij do të bëhet sot, më 22 janar 2025 (e hënë), pas namazit të Iqindisë. Allahu e Mëshiroftë dhe Xhennetul Firdewsin ia bëftë!”
Humbja e tij do të lërë një boshllëk të madh në qytet. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit.